Duke e pasur parasysh lidhjen ngushtë të theksuar të dërgesës së rregullt të derivateve me funksionimin normal të shoqërisë, nga kompania – distributor i derivateve të naftës sot në kumtesë paralajmërojnë se ekziston rrezik për bllokadë të plotë të ekonomisë, jo vetëm në afat të shkurtë, por edhe të gjatë.
Kompanitë që furnizojnë edhe derivate të naftës, qëndron në kumtesë, nuk mund mbi vete ta mbajnë barrën e lëvizjes artificiale të çmimit të lirë të derivateve, si kategori sociale. Megjithatë, bëhet fjalë për obligim të shtetit dhe të të gjithë masave që u janë në dispozicion, por jo në llogari të logjikës së tregut dhe të kompanive private. Kjo masë populiste është jo e qëndrueshme dhe mund të krijojë panik shtesë midis qytetarëve, konsum të rritur dhe mungesë të derivateve, thekson “Makpetrol”.
Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski pas vendimit për uljen e marzhës tregtare për 33 për qind të të gjithë tregtarëve me derivateve të naftës deklaroi se ky është mekanizmi i vetëm i cili KRRE-së i është në dispozicion.
“Edhe tani e aktivizojmë sepse këto janë kushte të jashtëzakonshme dhe duhet të gjithë të tregojnë solidaritet. Në këtë mënyrë, në fund të fundit ndikojmë pjesërisht që të amortizohet rritja e madhe”, theksoi mbrëmë në deklaratë me shkrim, Bislimovski.