3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMahmuti: Përmirësim i cilësisë së jetesës për familjet e reja

Mahmuti: Përmirësim i cilësisë së jetesës për familjet e reja

Kandidatja për deputete e Zonës 1, dhe njëherit edhe Kryetare e Forumit të Gruas në Saraj, Shermine Mahmuti, sot ju drejtua qytetarëve nga Sheshi Skënderbeu në Shkup, duke shpalosur projektet për të rinjtë dhe
familjet e reja, si dhe përcaktimet e saja si deputete e ardhshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Po qëndroj këtu para jush si kandidate i BDI-së, por edhe më shumë si nënë dhe si aktiviste e një OJQ për familjet e reja.

“Motivi im për tu kandiduar për herë të parë si deputete, është për të kontribuuar në përmirësimin e jetës së familjeve të reja dhe krijimin e shanseve për të rinjtë. Kur Naser Ziberi e prezantoi planin e tij për 100 ditshin e parë si Kryeministër shqiptar, u ndjeva shumë e gëzuar që fokusi i tij, nuk është vetëm tek barazia, drejtësia e barabartë dhe rilindja ekonomike, por edhe në mundësitë për familjet e reja”, porositi Mahmuti.

Ajo thotë se kjo duhet të jetë prioriteti  ynë si politikanë – të krijojmë një mjedis, ku të rinjtë dhe veçanërisht familjet e reja, duan të qëndrojnë në vendin tonë, në vend se të ndiejnë nevojën për të shkuar jashtë vendit për të krijuar një jetë më të mirë.

“Vërtetë, nuk mund të bëjmë mrekulli dhe askush nuk do të mund ta ndalojë këtë prirje të
dëmshme nga dita në ditë. Por ajo që mund dhe duhet ta bëjmë urgjentisht, është që të bëjmë gjithçka që mundemi, për të mbështetur familjet e reja në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Mahmuti.

Sipas saj, nisma për të siguruar një hua shtetërore prej 20,000 Euro për çdo familje të re, për blerjen ose ndërtimin e shtëpisë së tyre të parë, është një nga masat më efektive që shteti mund t’i bëjë për të mbajtur familjet e reja në vend – kjo masë, e cila do të zbatohet menjëherë, më në fund u jep të gjithëve mundësinë për të krijuar një shtëpi, gjë që është bazike për jetën.

“Një shtëpi dhe një punë – këto janë gjërat më të rëndësishme për të mbajtur familjet e reja në vend. Nisma e kryeministrit të parë shqiptar, që për çdo familje të ketë të paktën një të punësuar për të pasur të paktën një të ardhur të qëndrueshme, ndryshon gjendjen dhe krijon siguri financiare për mijëra familje në Maqedoninë e Veriut. Të këtilla janë edhe masat për punësimin e të rinjve: taksa zero të të ardhurave për punonjësit nën 35 vjeç dhe stimulimi shtetëror prej 1500 euro për ndërmarrjet që i japin një të riu mundësinë e punësimit të tyre të parë”, theksoi Mahmtu duke shtuar se përmirësimin e cilësisë së jetesës për familjet e reja  e shoh si detyrën e saj më të rëndësishme si deputete e ardhshme e Kuvendit.

Shtoi se vendet e punës, paga më të larta dhe mbështetje për të krijuar një shtëpi, janë çështjet e para me të cilat duhet të merremi.

“Me edukimin e detyrueshëm parashkollor, nga mosha 3 vjeç dhe ndërtimin e kopshteve për fëmijë në çdo lagje, Kryeministri i parë shqiptar do të vendosë themelet e politikës bashkëkohore familjare. Vendosja e orarit fleksibël të punës gjatë javës dhe një ditë gjysmë pune të premten, do
të sigurojë më shumë kohë private, më shumë kohë për familjen dhe më shumë shëndet mendor”, shtoi Mahmuti.

Zgjedhja e Kryeministrit të parë shqiptar, sipas saj është një simbol i fortë për barazinë në vend – por gjithashtu do të përmirësojë edhe jetën e përditshme të mijëra familjeve dhe do të krijojë një ambient, ku të rinjtë do të kenë shanse reale dhe siguri ekonomike për të krijuar familjen e tyre këtu në vendin ku kanë lindur dhe ku ata kanë shtëpinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments