3.8 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaMACRONI E DEMANTON VUÇIQIN PËR ANËTARËSIMIN E SERBISË NË BE

MACRONI E DEMANTON VUÇIQIN PËR ANËTARËSIMIN E SERBISË NË BE

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, gjatë ditës djeshme (5 mars) ka biseduar në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç është bërë e ditur nga Presidenca serbe, Macroni “përshëndeti mënyrën se si votoi Serbia në Kombet e Bashkuara”, duke iu referuar rezolutës që dënon agresionin rus në Ukrainë.

Por në deklaratën e Presidencës serbe, u tha edhe diçka që bëri jehonë të madhe në media.

Sipas tyre, presidenti francez i ka thënë pa mëdyshje Vuçiqit se, “pavarësisht nga ndryshimet gjeopolitike në Evropë dhe në botë, Serbia mbetet një prioritet kyç dhe vendi i parë që hyn në Bashkimin Evropian”.

Por në deklaratën e publikuar sot nga Ambasada e Francës në Serbi në lidhje me këtë bisedë telefonike, nuk përmendet askund se “Serbia do të hyjë e para në Bashkimin Evropian”, raporton Zeri.info.

Në deklaratën e ambasadës franceze në Beograd, thuhet se “Presidenti Macron vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë midis Francës dhe Serbisë, qartësinë e pozicionit të saj në organizmat ndërkombëtare për luftën në Ukrainë dhe respektimin e nevojshëm për sovranitetin e shteteve”.

Në deklaratë po ashtu, përmendet se Macroni ka kujtuar miqësinë dhe mbështetjen personale të Francës për Serbinë.

“Presidenti i Republikës vlerësoi se lufta në Ukrainë kërkon që Bashkimi Evropian dhe të gjitha vendet afër tij, veçanërisht vendet të cilat, si Serbia, u është konfirmuar perspektiva evropiane, të shqyrtojnë së bashku mënyrat dhe mjetet për të vazhduar më tej, forcojnë lidhjet e tyre dhe ndërtojnë një të ardhme të përbashkët për të gjithë evropianët. Lufta në Ukrainë duhet të jetë një mundësi për afrimin evropian”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada franceze.

Në fund thuhet se dy presidentët do të qëndrojnë në kontakt të ngushtë. /Zëri.info

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments