5.1 C
Tetovo
E hënë, 9 Mars, 2026
BallinaLajmeBotaMacron thirrje Iranit: Ndërpritni menjëherë sulmet dhe hapni Ngushticën e Hormuzit

Macron thirrje Iranit: Ndërpritni menjëherë sulmet dhe hapni Ngushticën e Hormuzit

Emmanuel Macron, i ka kërkuar Iranit të ndalë menjëherë sulmet në Lindjen e Mesme dhe të garantojë lirinë e lundrimit duke hapur Ngushtica e Hormuzit për trafikun detar ndërkombëtar. 

Kjo kërkesë erdhi gjatë një bisede telefonike që Presidenti i Francës, Macron zhvilloi me homologun iranian Masoud Pezeshkian.Në një postim në rrjetin social X, Macron theksoi se është e domosdoshme që Irani të ndalojë menjëherë sulmet ndaj vendeve të rajonit, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e garantimit të lundrimit të lirë dhe të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të energjisë.

Presidenti francez rikujtoi gjithashtu se një prioritet absolut për Francën mbetet siguria dhe riatdhesimi i çiftit francez Cécile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët kanë qenë të burgosur në Iran dhe aktualisht ndodhen në oborrin e Ambasadës së Francës.

Po ashtu, Macron shprehu shqetësimin e Francës për programet bërthamore dhe balistike të Iranit, si edhe për aktivitetet që, sipas tij, destabilizojnë rajonin e Lindjes së Mesme.

Sipas presidentit francez, të dy liderët ranë dakord të mbajnë kontakte të vazhdueshme për zhvillimet në rajon. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments