Presidenti francez Emanuel Makron paralajmëroi vizitë në vendin tonë. Në një letër drejtuar kreut të shtetit Stevo Pendarovski, Makron i uroi vendit “përparim të mëtejshëm në rrugën evropiane”.
“Ju përgëzoj për progresin e bërë në vitin e kaluar. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare e Anëtarësimit më 19 korrik ishte një hap i madh për Maqedoninë e Veriut. E mirëpres edhe nënshkrimin më 26 tetor të Marrëveshjes Fronteks me Bashkimin Evropian, e cila e njeh gjuhën maqedonase, të përmendur pa asnjë rezervë, që tregon se propozimi i arritur me kompromisi, respekton plotësisht karakterin unitar të identitetit maqedonas”, shkruan presidenti francez. /Alsat.mk