Vladimir Putin, një ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti Rusinë një kërcënim për Evropën dhe hodhi idenë për të vënë nën mbrojtjen bërthamore të Francës disa shtete evropiane, u përgjigj se “disa njerëz kanë harruar se çfarë ndodhi me Napoleonin”.Ende ka njerëz që duan të kthehen në kohën e Napoleonit, duke harruar si përfundoi ajo histori”, tha Putin pa përmendur emrin e Macronit.
Presidenti rus gjithashtu foli edhe për llojin e paqes që duhet vendosur me Ukrainën: “Duhet të zgjedhim një paqe që na përshtatet dhe që do të sigurojë paqen për vendin tonë në afat të gjatë”.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënvizoi se “Rusia nuk do të heqë dorë kurrë nga ajo që është e vetja”.
“Gabimi i armiqve tanë është se na nënvlerësuan. Nga kjo nisën të gjitha: nënvlerësimi i karakterit të popullit rus”.
Video KËTU