25.4 C
Tetovo
E martë, 19 Gusht, 2025
BallinaLajmeBotaMacron: Bisedimet e ardhshme mes Zelenskyyt dhe Putin duhet të mbahen në...

Macron: Bisedimet e ardhshme mes Zelenskyyt dhe Putin duhet të mbahen në Evropë! Unë jam në favor të Gjenevës

SHBA-Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur në lidhje me takimet e radhës që pritet të zhvillohen mes homologëve të tij, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy. Sipas Macron takimet e tyre duhet të zhvillohen në Evropë. Ai gjithashtu tha një emër specifik që sipas tij është vendi i duhur për këto takime. Presidenti francez bëri thirrje që takimet të mbahet në Gjenevë.

“Ky është vullnet kolektiv dhe jo një skenar”, tha Macron.

Ai theksoi se Gjeneva është një vend neutral. Herën e fundit që u zhvilluan bisedime dypalëshe, ato u mbajtën në Stamboll. Lidhur me çështjen e sigurisë së Ukrainës, Macron njoftoi organizimin, së bashku me Britaninë të një takimi që do të mbahet sot në mesditë.

“Do të jetë një vend neutral dhe për këtë arsye ndoshta Zvicra, unë jam në favor të Gjenevës, ose një vendi tjetër. Herën e fundit që u zhvilluan bisedime dypalëshe, ato u mbajtën në Stamboll”, kujtoi ai.

“Pastaj, ne fillojmë punën konkrete me amerikanët dhe për këtë arsye, që nesër (sot, e martë), këshilltarët tanë diplomatikë, ministrat, shefat e shtabeve të përgjithshme po fillojnë të punojnë për të parë se kush është gati të bëjë çfarë,” tha ai. Macron komentoi edhe për lëshimet territoriale teksa theksoi se i takon Ukrainës t’i bëjë ato.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments