6.3 C
Tetovo
E premte, 16 Janar, 2026
BallinaLajmeMachado ia kaloi çmimin Trump, reagon Komitetit i Nobelit: Çmimet nuk transferohen

Machado ia kaloi çmimin Trump, reagon Komitetit i Nobelit: Çmimet nuk transferohen

Komiteti i Nobelit dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë duke theksuar se çmimet e tij “nuk mund të revokohen, të ndahen apo t’u transferohen të tjerëve”.Reagimi erdhi pas lajmit se liderja e opozitës venezueljane Maria Corina Machado ia dhuroi Donald Trumpit Nobelin e Paqes me të cilin u nderua në 2025-sën.

Vetë Trumpi u shfaq mjaft i kënaqur me këtë fakt. Presidenti amerikan pozoi për një foto në Zyrën Ovale, duke buzëqeshur fort teksa mbante çmimin dhe qëndronte pranë Machados, e cila u pohoi gazetarëve se kishte vendosur t`ia kalonte shefit të Shtëpisë së Bardhë medaljen e saj, të cilën e fitoi për shkak të angazhimit të saj për ta shndërruar Venezuelën në një demokraci.Shume media të huaja megjithatë theksojnë faktit që ajo nuk ka marrë në këmbim ndonjë angazhim mbështetjeje nga ana e Trumpit. Komiteti Norvegjez i Nobelit publikoi një postim të gjatë në Tëitter, ku theksonte se sipas Nenit 10 të statutit,  ndonëse shumë çmime “janë kaluar më tej” pas vdekjes së fituesit, ato nuk mund të dhurohen. “Një medalje mund të ndryshojë pronar, por titulli i një laureati të Çmimit Nobel për Paqen nuk mundet,”theksohej në postim.

“Kam dëgjuar se ajo dëshiron ta bëjë këtë, do të ishte një nder i madh,” kishte thënë Trumpi për rrjetin amerikan Fox News përpara takimit me Machadon. Por jo pa hedhur një thumbim ndaj Komitetit Nobel në Oslo: sidoqoftë kjo është “turp i madh për Norvegjinë” që ma dha çmimin menjëherë, tha Trump. Shumë njerëz, veçanërisht në Venezuelë, tani pyesin veten: çfarë nuk shkon me Machado-n që ajo është e gatshme t’i dhurojë çmimin më të rëndësishëm në botë, edhe pse vetëm simbolikisht, personit më të fuqishëm në botë?

Dhe kjo pasi Trumpi e poshtëroi atë para gjithë botës pas ndryshimit të pushtetit në Venezuelë, duke e përshkruar Machado-n si një “grua të mirë” por një që “nuk gëzon mbështetjen apo respektin e vendit”, dhe duke mbështetur në vend të kësaj vazhdimësinë dhe presidenten e përkohshme Delcy Rodríguez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments