Reagim i ashpër i zëvendëskoordinatores sëVMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska në pyetjet e deputetëve. Ajo e akuzoi zëvendëskryeministrin për çështje europiane se i ka dërguar puthje dhe ia ka bërë me sy derisa po fliste ajo, edhe pse kamerat e Kuvendit nuk e kanë transmetuar këtë.
“Ju duhet të heshtni euro, zëvendëskryeministër për çështje europiane, se ju jeni më i forti nga selia. Në mikrofon të dalësh dhe të thuash atë që po e flet pas mikrofonit. Si nuk të vjen turp, si nuk të vjen turp, le t’ju kapin kamerat zv/kryeministër për çështje europiane. Tmerr, tmerr je. Andaj…le të të fotografojnë duke dërguar puthje, qurravec…”, tha Dafina Stojanovska.
Ky reagim vjen pas pyetjeve të deputetëve të Petar Risteskit, i cili i pari kërkoi përgjigje për skandalin në Klinikën e Onkologjisë.
Pas akuzave të Stojanovskës ka reaguar edhe Mariçiq, i cili mohoi t’i ketë dërguar puthje dhe t’ia ketë bërë me sy deputetes Dafina Stojanovska.