15.9 C
Tetovo
E hënë, 10 Mars, 2025
BallinaLajmeLVV-ja paralajmëron ankesë në Supreme për çështjen e votimit me postë

LVV-ja paralajmëron ankesë në Supreme për çështjen e votimit me postë

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se do të ankohen në Gjykatën Supreme, pasi që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), refuzoi ankesën e tyre për anulim të rezultatit dhe përsëritje të votimit me postë. 

“Ne do të ankohemi në lidhje me çështjen e votimit me postë në Supreme. Ne e dërgojmë ankesën në Gjykatën Supreme më bindjen se na jep të drejtë, por nuk vendosim për të”, është shprehur Kurteshi pas mbledhjes së KQZ-së. 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e rezultateve të votimin me postë dhe përsëritjen e votimit.

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar arbitrar dhe të pashpjegueshëm refuzimin e ankesës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për përsëritje të votimit me postë, duke thënë se ankesa është bërë brenda afatit kohor.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Vetëvendosje ka thënë se PZAP-ja po i ndërron afatet për ankesë me qëllim që t’i ikën vendimit për rivotim me postë, derisa shtoi se ky institucion ka rënë ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me rregullat e KQZ-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments