0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaOpinionLuran Osmani-Lura / Arti dhe artistët partiakë

Luran Osmani-Lura / Arti dhe artistët partiakë

PIKËPAMJE TË SATIRËS DHE TE SË VËRTETËS

Shkruan: Luran Osmani

Ka shum kohë që në trevat tona arti si gjenezë e mirëfilltë nuk zhvillohet në stadet e duhura. Pyes veten pse ? Ja ku fillon e gjithe historia te “artistët” që përdorin artin për t’u avancuar në struktura politike; nuk mundet një artist të zhvillohet pa lexuar asnje liber gjate kater viteve shkollim, por ky “artist” mund të jetë tepër më i rrezikshëm për vetë artin, të cilin e trajton vetëm në prapavija politike. Nëse përgjithësisht jemi në ato ujëra, atëherë i gjithë sistemi është i infektuar. Artistë partiakë të cilët i qarkullojnë paratë nëpermjet partive – dëmi është nga të gjitha anët. Dëgjueshmëria dhe servilizmi i artistëve tane eshte rezultat i 20 viteve, ku po të lexosh mburrjet e tyre, del që kemi arritë rezultat shumëtë madh, filharmonine, operen dhe baletin modern, galeri arti modern të nivelit bashkëkohor, profesorë të titujve akademikë, ordinarë, e shumë thirrje të tjera akademike. Sa shumë mburrje kur në fakt s’kemi asgjë. Me plot bindje s’do e pranoja asnjë titull për vete, pa baza të shëndosha. Nëse te gjithë jane duke e genjyer veten me pseudoakademizëm dhe pseudoshkencë eshte teper ironike dhe teper e thelle, por jeni duke e genjyer një të ardhme. Por, vazhdojme punen dhe jeten, pa e ndjerë aspak ndergjegjen e paster, me gjithë këta pseudointelektual me magjistratura e doktoratura te përgatitura nëpër kuzhinat e Tiranës, Beogradit e Sofies.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments