-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLupço Georgievski: Kemi Qeverinë më Pro-serbe në historinë e Maqedonisë!( video linku)

Lupço Georgievski: Kemi Qeverinë më Pro-serbe në historinë e Maqedonisë!( video linku)

“Nëse analizojmë politikën maqedonase tri vite para shkatërimit të Jugosllavisë e deri më sot, mund të them se jo vetëm VMRO-DPMNE-ja por kemi Qeverinë më pro-serbe që ekziston në Maqedoni”.Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri dhe ish-lideri I VMRO-DPMNE-së, aktualisht Kryetar I VMRO – Partia Popullore, Lubço Georgievski, gjatë një interviste në emisionin “Triling” në TV 24.

Georgievski këtë pohim e ka mbështetur me shumë argumente duke akuzuar VMRO-DPMNE-në se bën diversion dhe cinizëm me historinë. Sipas tij, fryma pro-serbe e Qeverisë aktuale është më e madhe madje edhe nga koha e Llazar Kolishevskit.

Vlerësoj se sot kemi një parti të hapur pro-serbe, që as komunistët, ja të themi as “të majtët” e as “të djathtët” që nga 1945 nuk e mbajmë mend të jetë kaq e shprehur. Mua më vjen keq që kjo ndodh me partinë që e kam formuar e që mban emrin VMRO, e që bën divreson dhe cinizëm të këtillë të historisë. Por, kjo ndodh për momentin. Mund të them se jo vetëm VMRO, por kemi Qeverinë më pro-serbe që ekziston në Maqedoni, shumë më tepër se në kohën e Kolishevskit” – tha Georgievski.

Ndryshe, VMRO – Partia Popullore e ish-Kryeministrit, Lubço Georgievski, kishte reaguar lidhur me shënimin e Betejës së Kumanovës në Maqedoninë e Veriut.

Nga kjo parti dolën me akuza se dikush bën revizionin e historisë, me rastin e shënimit të kësaj beteje, sic thanë, me bekimin Zv/Kryeministrit,Ivan Stoilkoviq.

Në të gjiha këto manifestime në territorin maqedonas, sic thanë në komunikatë, përfaqësuesit zyrtar serb në vend të emrit Maqedonia përdorin termet “Serbia e Vjetër”, “Serbia Jugore” dhe “Mbretëria Jugosllave” dhe flasin për çlirimin e “tokave serbe” dhe të popullit serb.

Video linku https://www.youtube.com/watch?v=ErM-BG1I864

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments