Ai theksoi se trupat nga vendi ish-sovjetik mund të marrin pjesë në operacionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës nëse është e nevojshme, raportoi agjencia e lajmeve Belta.
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha sot se nëse Ukraina vijon me përshkallëzimin e situatës Bjellorusia do të reagojë.
Ai theksoi se trupat nga vendi ish-sovjetik mund të marrin pjesë në operacionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës nëse është e nevojshme, raportoi agjencia e lajmeve Belta.
“Nëse Ukraina vijon me përshkallëzimin e veprimeve ndaj Bjellorusisë, Minsku nuk do të rrijë duarkryq,” kështu deklaroi Alexander Lukashenko.
Lukashenko shtoi se nëse presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky refuzon të firmosë një marrëveshje me Putinin, atëherë atij do t’i duhet që të firmosë aktin e kapitullimit.