Drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska dje ka tronditur drejtorinë rajonale në Tetovë. Ajo është parë e vetme duke kontrolluar punonjësit e kësaj drejtorie ku mbi 50 përqind nuk kanë qenë në vendin e punës.
Sipas informacioneve jozyrtare nga DAP thuhet se disa prej tyre do të ndëshkohen, pasi punonjësit e Drejtorisë së Tetovës nuk qëndorjnë në vendet e punës dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që drejtoresha Sanja Lukarevska ka ardhur për të bërë kontrolle direkte pas asnkesave të shumta nga qytetarët.
Siç mësohet, Lukerevska ka qëndruar tek dera e kësaj drejtorie në Tetovë me një fletore duke shkruar emrat e punonjësve që kanë qenë benreda në zyra dhe ata që nuk i ka gjetur në vendet e punës.
Sipas ligjit për nënpunsat shtetëror që nuk qëndorjnë në vendet e punës mund të dënohen me 10-30 % të rrogës, nëse vazhdon edhe gjatë kontrolleve të tjera që mos të jenë në punë mund të shkarkohen nga vendet e punës.
Nga DAP jozyrarisht thonë se Lukerevska do të vazhdojë edhe ditëve tjera të bëjë kontrolle pa paraljmërime si dhe do të vazhdojë edhe në rajonet tjera të DAP./TS/