6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLuftimi i korrupsionit në RMV, Gir: Shqetësuese janë rezultatet

Luftimi i korrupsionit në RMV, Gir: Shqetësuese janë rezultatet

Rekomandimet e Bashkimit Evropian nuk gjejnë zbatueshmëri të mjaftueshme tek institucionet për luftën kundër korrupsionit dhe kjo është shqetësuese për Brukselin, thotë euroambasadori, Dejvid Gir. Fton organet shtetërore të japin rezultate konkrete në këtë politikë të rëndësishme  për vendin dhe procesin integrues.

“Këtu edhe parlamenti ka rolin e vet. Institucionet të veprojnë në bazë të rekomandimeve. Në fakt implementimi i strategjisë nacionale  nga pushteti, opozita dhe parlamenti është shqetësuese, të cilët duhet të punojnë bashkërisht. Kritike është ekzistimi i punëve antikorruptive dhe konsolidimi i punëve të deritanishme të hetimeve proaktive, ndjekjeve  dhe vendimeve të plotfuqishme gjyqësore. Qëllimi kryesor i vendit drejt BE-së si pjesë e luftës kundër korrupsionit, patjetër të mbetet në të gjitha nivelet.”, – deklaroi euroambasadori, David Geer. 

Gërkovska: Institucionet t’i paraqesin rastet

Edhe zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë  nuk është e kënaqur me punën e institucioneve në luftën kundër korrupsionit. Prej tyre kërkon më shumë përgjegjësi dhe aktivitet, në mënyrë që sipas saj të krijohet sistem solid me kushte funksionimi të shtetit ligjor.

“Çështja është që organet hetuese të dëshmojnë korrupsion. Në momentin e parë që do të dëshmojnë korrupsion, ku njëherit i kam inkurajuar tërë vitin e kaluar ta bëjnë këtë, megjithatë ne si kabinet kemi ngritur raste të caktuara që më tutje procedohet. Në fund u takon organeve gjyqësore  të vendosin për  dokumenteve që kanë arrit tek ne si kabinet.”, – theksoi zëvendëskryeministrja, Sllavica Gërkovska. 

Abdiu-Halili: S’ka çrrënjosje të korrupsionit pa drejtësi

Korrupsioni luftohet nëse  kemi sistem gjyqësor të pavarur dhe vendimi joselektive, tha Drita Abdiu Halili, zëvendëskryenegociatorja për eurointegrime.

“Sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, pavarësia e gjyqësorit, lufta e qëndrueshme dhe joselektive kundër krimit dhe korrupsionit me transparencë të gjerë dhe detyruese, mbeten prioritet i kësaj qeverie.”, – u shpreh zëvendëskryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu Halili.

Korrupsioni luftohet për shkak të jetës më të mirë të qytetarëve dhe jo për hir të  Bashkimit Evropian u pajtuan pjesëmarrësit në takimin e punës në qeveri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments