11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaLufta te dera, Biden njofton konferencë të jashtëzakonshme për Krizën Ukrainë-Rusi

Lufta te dera, Biden njofton konferencë të jashtëzakonshme për Krizën Ukrainë-Rusi

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një konferencë për të folur lidhur me situatën e rëndua mes Ukrainës dhe Rusisë. Prej disa ditësh është paralajmëruar se një pushtim i mundshëm nga Rusia mund të ndodh mbi Ukrainë, ndërsa Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden do u drejtohet amerikanëve dhe mediave pasditen e sotme.

Ai pritet të japë “një përditësim mbi përpjekjet tona të vazhdueshme për të ndjekur parandalimin dhe diplomacinë, dhe ndërtimin e trupave ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Në fillim të kësaj jave, Biden tha se besonte se një pushtim i Ukrainës mund të ndodhte “brenda disa ditëve të ardhshme”, me një vlerësim të ri të inteligjencës amerikane që tregon se Rusia po vazhdon përgatitjet për të pushtuar.

Sekretari amerikan i shtetit nga ana tjetër paralajmëroi OKB-në se Rusia po planifikon të prodhojë një pretekst për një sulm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments