23.2 C
Tetovo
E shtunë, 21 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaLufta Izrael-Iran/ Teherani refuzon bisedimet bërthamore, Trump: Europa nuk po ndihmon në...

Lufta Izrael-Iran/ Teherani refuzon bisedimet bërthamore, Trump: Europa nuk po ndihmon në zgjidhjen e konfliktit!

Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten ndërsa Irani ka deklaruar se nuk do të rifillojë bisedimet për programin e tij bërthamor për sa kohë që është nën sulme ushtarake nga Izraeli

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pas një takimi me diplomatët evropianë në Gjenevë, tha se Teherani do të jetë i gatshëm për negociata, vetëm pasi të ndalen “agresionet izraelite”.Deklarata e tij vjen vetëm pak orë pasi ministri izraelit i mbrojtjes, paralajmëroi për një “fushatë të zgjatur” kundër Iranit, duke theksuar se Izraeli duhet të përgatitet për “ditë të vështira”.

Ndërkohë, luftime të ashpra vazhduan gjatë natës. Ushtria izraelite njoftoi një valë të re sulmesh ndaj infrastrukturës iraniane të raketave. Shpërthime u dëgjuan pranë Tel Avivit dhe raportohet se një ndërtesë në qendër të Izraelit është përfshirë nga flakët si pasojë e copave të raketave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments