4 C
Tetovo
E diel, 22 Shkurt, 2026
BallinaLajmeLSDM: VMRO-DPMNE po synon kontroll të drejtpërdrejtë mbi gjyqësorin me emërimet e...

LSDM: VMRO-DPMNE po synon kontroll të drejtpërdrejtë mbi gjyqësorin me emërimet e fundit

Nuk ka asnjë reagim për tenderët që i publikoi ekipi antikorrupsion i LSDM-së. Kaluan 80 ditë dhe nuk ka asgjë. Nuk ka reagim as nga Prokuroria as nga Policia Financiare. Nuk ka përgjigje për 161 tenderët për kompaninë familjare të Tomovskit, për 51 tenderët e “Piramid Bilding”, për 74 tenderët e “Lendi Grup”, për 9 milion euro për kompani me dy të punësuar, për 1,2 milio euro tender përmes Postës për kompani e afërt me ZNAM-in. – LSDM

  • Nuk ka reagime për tenderët që i publikoi LSDM
  • Nuk reaguan as Prokuroria as Policia Financiare
  • Nuk ka përgjigje për tenderët e dyshimta

Nga VMRO thonë se pikërisht në kohën e LSDM-së, Maqedonia ishte shtet i vetëm një personi. Zoran Zaev ishte edhe prokuror, edhe gjykatës, edhe kadiu kryesor. Ai vendoste se kush do të përndiqet e kush do të akuzohet, thonë nga VMRO.

Gjykatësit dhe prokurorët nuk zgjidheshin sipas ligjit dhe integritetit, por sipas dëgjueshmërisë. Nëse ndiqnit udhëzimet e Zoran Zaevit, ngeleshit në funksion. Nëse nuk dëgjonit, ditën e ardhshme do të shkarkoheshit. Rastet gjyqësore qëndiseshin sipas masave politike. Në vend drejtësisë, kishim përplasje politike, e në vend sundimit të ligjit, kishim sundim të frikës, deklaroi Valentin Manasievski – VMRO-DPMNE. /alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments