7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: VMRO-DPMNE po ik nga përballja me qytetarët, pasi në luftën me...

LSDM: VMRO-DPMNE po ik nga përballja me qytetarët, pasi në luftën me pandeminë ishte në anën e gabua

VMRO-DPMNE nuk ka qëndrim  për asnjë çështje të rëndësishme, në çka opinioni,  për të cilin është bindur, i cili e di me siguri,  me qëndrimet kundërshtuese të kreut të partisë opozitare, në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Njëherit, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski bëri përpjekje për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme në vend,  me çka e përgënjeshtronte  shefin e tij Hristijan Mickoski i cili para një jave tha se 30 ditë gjendje e jashtëzakonshme ishin të mjaftueshme.

Qytetarët e dinë se VMRO-DPMNE tregoi  sjellje të papërgjegjshme në momente të rëndësishme të luftës kundër koronavirusit. Në atë luftë VMRO-DPMNE ishte në  anën e gabuar.

Në fillim të krizës ata filluan të nënvlerësojnë dhe tallen   me kërcënimet me shëndetin e qytetarëve,  dhe vazhduan me përpjekjet e përditshme për zhvlerësim të ballafaqimit të suksesshëm me pandeminë  e koronavirusit nga ana e  autoriteteve shëndetësore dhe përhapja e  të pavërtetave dhe lajmeve të rreme,  me atë se si në shtet  nuk ka pasur as 100 teste, ndërsa mijëra qytetarë u testuan.

VMRO-DPMNE janë të vetëdijshëm për këtë dhe  ikin nga përballja me qytetarët. Për atë nuk duan Kuvend funksional, as zgjedhje.

LSDM do të vazhdojë të sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe  çdo hap i ardhshëm  do të jetë  vetëm në funksion të së ardhmes së sigurt të qytetarëve.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments