8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: VMRO-DPMNE miratoi ligj të ri bashkë me destabilizuesit nga BDI

LSDM: VMRO-DPMNE miratoi ligj të ri bashkë me destabilizuesit nga BDI

Partia opozitare vlerëson se koalicioni VMRO-DPMNE me BDI-në është duke punuar.“Në Kuvend sot, pikërisht me votat e BDI-së, qeveria siguroi shumicë prej dy të tretash dhe u miratuan ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

Përderisa Mickoski i sulmon publikisht, ata po bëjnë të vetën në Kuvend.

VMRO-DPMNE realizoi një tjetër marrëveshje të koalicionit DPMNE-BDI.

Rreth 1 muaj më parë, DPMNE dhe BDI kanë themeluar bashkërisht një organ për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve.

VMRO-DPMNE së bashku me BDI-në dhe ZNAM-in në një seancë e mbrojtën Gashin nga përgjegjësia për të gjitha skandalet.

Pra, në mëngjes Mickoski thotë se BDI do ta destabilizojë vendin dhe se ata janë kriminelë, dhe pasdite në Kuvend deputetët e tij votojnë marrëveshje të përbashkëta me BDI-në”, reagon LSDM.

Marrëveshjet nën tavolinë, manipulimet dhe konfliktet e rreme publike mes dy palëve, sipas tyre, janë metoda që janë parë në të kaluarën dhe nuk po kalojnë më.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments