10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: VMRO-DPMNE-ja frikësohet nga Kovaçevski dhe Zeçeviq

LSDM: VMRO-DPMNE-ja frikësohet nga Kovaçevski dhe Zeçeviq

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së janë të dëshpëruara. Sallat e mbushura me njerëz, nga të cilat dëgjohej përkrahja për një të ardhme evropiane dhe për politikat e LSDM-së, është ajo që e frikëson VMRO-DPMNE-në”.

Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e fshehin se janë pengje të Apasiev dhe kundërshtarë të rrugës evropiane të shtetit.

“LSDM-ja me Dimitar Kovaçevskin dhe Mile Zeçeviq e mposhti VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin në zgjedhjet lokale në Mavrovë dhe Rostushë e Qendër Zhupë, e Mickoski me ditë të tëra nuk ishte në publik, madje nuk gjeti virtyt të pranojë humbjen. Dhe derisa LSDM arrin sukses, rrit pagat dhe pensionet, hap rrugën për anëtarësim të plotë në BE, VMRO-DPMNE tregon paaftësinë dhe shpërdorimin e plotë përmes kryetarëve të komunave”.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE për këtë shpejtojnë, pse qytetarët i ndjejnë politikat e këqija në nivel lokal, ashtu siç e ndjejnë ajrin e ndotur në Shkup”, thonë nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments