Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “VMRO-DPMNE është e dëshpëruar dhe kështu bëhet gjithnjë e më radikale dhe më ekstreme në paraqitjet e saj”.
LSDM i akuzon VMRO-DPMNE-në dhe “LEVICËN” se nxisin konflikte ndëretnike.
“Gjithçka që bën kjo parti është gara për ekstremizëm me partinë tjetër “E Majta”, të cilës i është bërë rob. Në këtë drejtim është edhe pohimi i nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, i cili nga Kuvendi kërcënohet me luftëra dhe konflikte. Kështu thuhet në komunikatën e sotme për media të LSDM-së”.
“Në vitin 2023, përfaqësues të lartë të VMRO-DPMNE -së kërcënohen me luftëra dhe konflikte, gjë që e konfirmon shkallën e dëshpërimit dhe dobësinë në partinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski. VMRO-DPMNE dhe ‘LEVICA’ janë të gatshme të shtyjnë shtetin në kaos dhe prishje të rendit, në konflikt ndëretnik, ata u përpoqën ta bëjnë këtë edhe gjatë kohës së propozimit evropian, edhe tani kur shteti përsëri është para vendimeve kyçe, ata përsëri kërcënohen”.
“Por sado që të dëshirojnë skenare të tilla, LSDM, qytetarët, të gjitha forcat demokratike nuk do të lejojnë kjo të ndodhë. Destruktimet dhe kërcënimet e VMRO-DPMNE-së dhe të LEVICËS përsëri do të mposhten”, thuhet në kumtesën e LSDM.