“Tentativat e VMRO-DPMNE-së që fajin për arratisjen e Artan Grubit ia bart LSDM-së janë të kota. Faktet janë të qarta: Toshkovski e ka lejuar Grubin të arratiset dhe i njëjti Toshkovski tash e 20 ditë nuk e di ku është Gubi”, thonë nga LSDM.
“Duke qenë se kamerat “rastësisht” nuk kanë punuar, policët “rastësisht” nuk kanë ditur se kë duhet të kontrollojnë dhe “rastësisht” kufitari, përndryshe stafi i Toshkovskit ka bërë “gabim” sepse është “eksituar” nga Grubi.
Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE-ja është kot tani, pasi e ka lanë Grubin të ikë dhe e gjithë përgjegjësia është e qeverisë.
“Kufiri me Kosovën, pasi u bë kanal për arratisjen e kriminelëve. Blerim Ramadani shpëtoi, Gashi po ecte i sigurt, ndërsa tani Grubi është zhdukur në mënyrë misterioze. Publiku ka të drejtë të dijë se cila është marrëveshja politike dhe cili është çmimi i këtij skandali”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.