8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: Thirrjet e VMRO-së për “dekriminalizimin e opozitës” janë përpjekje për të...

LSDM: Thirrjet e VMRO-së për “dekriminalizimin e opozitës” janë përpjekje për të mbuluar skandalet e tyre

Mesazhet protokollare për bashkim, për fat të keq, nuk kanë të bëjnë fare me realitetin e servirur nga VMRO-DPMNE dhe me politikat që ka praktikuar në këta dy muaj, thonë nga LSDM lidhur me “platformën e përbashkët” të propozuar nga kryeministri Hristijan Mickoski. Ata thonë se pothuajse të 10 pikat e platformës së pretenduar janë krejtësisht e kundërta e synimeve dhe politikave të partisë në pushtet dhe se kjo platformë duhet lexuar kundër asaj për të cilën flitet.

LSDM

Thirrjet për dekriminalizimin e opozitës janë një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar skandalet e tyre në të cilat po zhytet Mickoski. Përveç foltores partiake për mbjellje të gënjeshtrave dhe skandaleve të sajuara kundër opozitës, Mickoski nuk arriti të dëshmojë asnjë kriminalizim. Por vërtetoi se ai çdo ditë kriminalizon, partizon dhe keqpërdor shtetin”.

Nga LSDM thonë se Mickoski thotë se nuk kishte alternativë tjetër për BE-në, ndërsa që gjithçka bënte ishte në drejtim të kundërt të integrimit. “VMRO-DPMNE nuk ka interes për vazhdimin e negociatave me BE-në dhe këtë e dëshmuan vetëm për dy muaj. Ata nuk kanë as plan e as strategji dhe e vetmja gjë që do të bëjnë është të vonojnë për aq kohë sa të munden, duke kaluar përgjegjësinë te të tjerët dhe duke hapur konflikte të reja” thonë ata.

LSDM

Natyrisht, Mickoski është dashur të tregohet konstruktiv, ndaj ka thirrur opozitën të bashkohet, por nuk ka treguar se për çfarë. Mesazhet e zbrazëta me të cilat ai dëshiron të shtiret si konstruktiv janë tashmë të lexuara. VMRO-DPMNE nuk ka as plan e as propozim konkret për bashkim. Uniteti kombëtar është shkruar në çdo fjalim të tij për të mbuluar farat e ndarjes dhe urrejtjes që mbjell”.

“Ndërtimi i unitetit shtetëror për fushat dhe çështjet më të rëndësishme është normale për vendet demokratike, por kjo është e mundur vetëm nëse trajtohet me ndershmëri, pa asnjë kalkulim dhe vetëm nëse partitë politike vënë në plan të parë interesin e shtetit dhe qytetarëve” thonë nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments