Lidhja Socialdemokrate pritet që nesër të bëjë publike emrat e kandidatëve për nënkryetarë partie si dhe Këshillit ekzekutiv.;
Sipas informacioneve jozyrtare të TV24, për nënkryetarë përmenden emrat: Bisera Kostadinovska – Stojçevska, deputete aktuale, Nina Fiti, Pero Kostadinov – kryetari aktual i komunës së Vallandovës si dhe Fatmir Bytyqi-nënkryetari aktual.
Kovaçevski këtë përbërje do ta prezantojë ditën e hënë. Sekretar gjeneral është zgjedhur Mile Zeçeviq, sekretar për bashkëpunim ndërkombëtarë Bojan Mariçiq, si dhe një sekretar organizativ, që në garë janë dy emra.
Përpos kryesisë së ngushtë do të zgjedhet edhe Këshilli ekzekutiv, ku pritet të ketë risi, përcjell INA. Në kuadër të këtij organi, kryetari i sapozgjedhur i partisë Dimitar Kovaçevski do të zgjedh edhe profesorë universitar, figura që do të promovojnë politikat socialdemokrate. Kovaçevski do të bëj përpjekje që të bashkoj të gjitha fraksionet dhe grupimet brendapartiake.
Kreu i ri i kësaj partie pritet që të marrë edhe përkrahjen më të gjerë për mandatin e kryeministrit, pasi që të mërkurën do të marrë mandatin.