8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: Të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjitha partitë dhe me...

LSDM: Të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjitha partitë dhe me secilin deputet

Partia maqedonase në qeveri, LSDM, është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar me të gjitha partitë dhe me gjithë deputetët.

“U konfirmua ajo çfarë kemi deklaruar, deklaratat se deputeti është kidnapuar janë të pavërteta, shumica e deputetëve janë për përparim dhe vazhdim të integrimeve evropiane”, kanë reaguar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pas prononcimit para mediave të deputetit, Kastriot Rexhepi, transmeton TV21.

“Gënjeshtrat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe liderit të Të majtës, Dimitar Apasiev dhe përpjekjet e tyre që të bllokojnë vendin, nuk kanë vend në Kuvend dhe ky është lajmi i mirë”, thuhet më tej në reagim.

“E përshëndesim paralajmërimin e zotëri Kastriot Rexhepi se shumica e deputetëve janë për përparim, për mbajtjen e rrugës së vërtetë, për vazhdim të integrimeve evropiane, për raporte të mira me fqinjët dhe raporte ndëretnike stabile, për siguri ekonomike. LSDM është e hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat demokratike dhe deputetët, bashkë të sigurojmë vazhdimin e përparimit të vendit. Stabiliteti i vendit është siguruar. Populli mund të jenë i bashkuar”, përfundon deklarata

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments