31.9 C
Tetovo
E hënë, 14 Korrik, 2025
BallinaLajmeLSDM / Tani të gjitha partitë pajtohen që Kuvendi në këtë...

LSDM / Tani të gjitha partitë pajtohen që Kuvendi në këtë përbërje ka mandat për ndryshime kushtetuese.

Është për t’u përshëndetur ndryshimi i qëndrimit të Hristijan Mickoski-t lidhur me legjitimitetin e kësaj përbërje parlamentare, për të cilën Mickoski dhe DPMNE thanë se nuk ka legjitimitet dhe mandat për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, tha LSDM.
“Kështu, tani të gjitha partitë, përfshirë edhe DPMNE-në, pajtohen që kjo përbërje parlamentare të ketë legjitimitet dhe mandat të plotë për të zbatuar ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane.

Është mirë që në mbledhjen e kryesisë është bërë një hap serioz dhe është arritur një pikë e caktuar, tani duhet të vazhdohet sa më shpejt dialogu në pjesën se si do të bëhen ndryshimet kushtetuese”,

LSDM, inkurajojnë Mickoskin që t’i përmbahet pikëpamjeve të tij të ndryshuara dhe të formojë ekipet e tij sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Nëse ka vullnet të sinqertë, nuk ka nevojë të presim apo të bëjmë takt, duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për ndryshimet kushtetuese, për realizimin e interesave shtetërore dhe kombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments