1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: Skandal, Toshkovski goditi policët e Bllacës për të shpëtuar Ramukën

LSDM: Skandal, Toshkovski goditi policët e Bllacës për të shpëtuar Ramukën

SDM PYET PSE PROKURORIA PO HESHT

LSDM-ja opozitare ka akuzuar sot ministrin e brendshëm Pance Toshkovski se në vend se të shkarkoj nga posti shefin e policisë kufitare Veri Naim Ramuka për shkak të skandalit me dasmorët e Afrim Gashit ai ka dënuar policët e turnit në kalimin kifitar Bllacë.

”Sipas informacioneve tona, komandanti i pikës kufitare Bllacë ka pranuar kërkesë direkte nga Naim Ramuka që gjashtë punonjësve t’u jepen vërejtje me shkrim. Me këtë plani ishte që ata të iknin pa gjoba dhe të merrnin përgjegjësi. Ramuka e informoi komandantin se kjo duhej bërë sepse e tëra gjoja ishte rregulluar mes Izet Mexhiti dhe Pançe Toshkovskit, në nivel të lartë politik. Kështu donin që të ngatërrohet e gjithë puna Toshkovski dhe Ramuka.Por, komandanti i pikës kufitare Bllacë, emrin e të cilit nuk do ta zbulojmë, ka refuzuar të shqiptojë një dënim të tillë, duke e konsideruar atë të padrejtë ndaj punëtorëve. Ai tha qartë se nuk ka asnjë përgjegjësi nga ana e punonjësve dhe kërkoi që rasti të zgjidhet nga Kontrolli i Brendshëm i MPB-së” – tha Bogdanka Kuzeska.

Sipas LSDM kontrolli I brdnshëm më gjitha forcat është duke u mundura të manipulojë me rastin dhe të dënohen njerëz të pafajshëm.

”Kjo është VMRO-MVRO-ja e njohur dhe metodat e kohës së Gordana Jankullovskës. LSDM kërkon që të gjeturat e kontrollit të brendshëm të publikohen urgjentisht, publikisht dhe në mënyrë transparente. LSDM kërkon që urgjentisht të lokalizohet përgjegjësia tek ai që ka dhënë komandën! Ne e dimë saktësisht se kush duhet të mbajë përgjegjësi, si dhe për çfarë dhe këtë e kemi bërë të ditur tashmë në opinion. Nëse Toshkovsku mundohet ndonjë punonjës në MPB ta shfrytëzoj si viktimë, ne do të reagojmë ashpër” – tha Bogdanka Kuzeska.

LSDM ka ftuar edhe njëhëe Propkurorin publike të pronocohe rreth rastit dhe pyet pse ajo heshtë për rastin. Nga partia më e madhe opozitare kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Ramukës dhe Toshkovskit nga pozitat e tyre. /tvklan.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments