Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) njoftojnë se është duke u përgatitur rritje e madhe e pensioneve dhe pagave
Kjo siç thonë nga partia e Kovaçevskit, është premtim dhe pjesë e programit qeverisës të kryeministrit dhe liderit të partisë Dimitar Kovaçevski.
“Tashmë siç ka paralajmëruar kryetari Kovaçevski në ekspozenë e tij, hapi i radhës është rritje e madhe e pensioneve. Për momentin punohet në model dhe llogaritje për shumë të saktë e cila do të thotë mbështetje e fuqishme për të moshuarit në kushte të krizës.
Pensionistët janë kategoria që më së shumti janë prekur financiarisht në kohën e pandemisë dhe për këtë Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të sigurojë mjete për këta qytetarë”, thuhet në komunikatën për shtyp të LSDM-së.