5.3 C
Tetovo
E diel, 26 Janar, 2025
BallinaLajmeLSDM: Paralajmërimi i VMRO-së për bllokimin e Kuvendit, në kundërshtim me përkushtimet...

LSDM: Paralajmërimi i VMRO-së për bllokimin e Kuvendit, në kundërshtim me përkushtimet për sundim të ligjit

Bllokimi në Kuvend është në kundërshtim me përkushtimet për sundimi e ligjit. Shpresoj se opozita përsëri të kuptojë momentin dhe rëndësinë nga sjellja e ligjeve të nevojshme për reformë serioze të sistemit gjyqësor për të mirën e shtetit tonë, thotë deputetja e LSDM-së Snezhana Kaleska – Vançeva.

“Derisa ne të gjithë si shoqëri me të vërtet jemi të vetëdijshëm për nevojën e reformave thelbësore në sistemin e gjyqësorit do të thotë sundim të ligjit dhe demokraci të vërtet, atëherë mendoj se bllokimi është në kundërshtim me atë që flasim. Sepse kjo është një reformë serioze më thelbësore dhe jo vetëm “make-up”. Qeveria, Ministria e Drejtësisë përgatitë seri të ligjeve që disa janë në fazën avancuese, disa janë në procedurë parlamentare, po fatkeqësisht të bllokuara. Shpresoj që opozita ta kuptojë momentin dhe rëndësinë për të mirë ne shtetit tonë”, deklaroi Kaleska – Vançeva në pyetjen e gazetarëve ndaj bllokimit aktiv të paralajmëruar të Kuvedit nga ana e opozitares VMRO-DPMNE.

Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski dje paralajmëroi se “nesër do të kemi seancë të Komitetit ekzekutiv dhe do të propozoj si hap të parë pas 10 majit të ketë njëfarë bllokade aktive të Kuvendit. Ajo do të jetë bllokadë aktive e gjithçkaje, me përjashtim të atyre ligjeve që nënkuptojnë paga më të larta ose ndonjë ndihmë për qytetarët”.

Poashtu shtoi se do t’i propozojë grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së që gjithçka tjetër të bllokohet në Kuvend përmes filibustering ose përmes amendamenteve apo fjalimeve aktive edhe në seancat e Komisioneve dhe atyre parlamentare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments