Kishte incidente të rënda që kulmuan me djegien e flamurit kombëtar të Maqedonisë dhe shkrepjen e armëve të zjarrit, me çka cenohej siguria dhe cenohej dinjiteti kombëtar, thotë LSDM.
“Policia nuk ka vepruar në mënyrë parandaluese, nuk ka vepruar në kohën e duhur dhe ka lejuar që situata të përshkallëzohet në këtë nivel, të nxisë përçarjet mes qytetarëve dhe tensionet në shoqëri.
Ministri Toshkovski dje personalisht tha se MPB-ja ka marrë paralajmërim të sigurisë se janë të mundshme incidente.
Nëse MPB-ja është paralajmëruar, siç thotë Toshkovski, pse policia nuk ka bërë asgjë? Pse ajo nuk veproi në mënyrë parandaluese për të parandaluar përshkallëzimin? Pse atëherë lejoi që të ndodhte kaos?
Akoma nuk janë arrestuar sulmuesit me armë zjarri në mes të Shkupit.
Vetë deklarata e Toshkovskit e cakton përgjegjësinë tek ai dhe tek MPB.
Në rrugët e Shkupit ndodhin çdo ditë të shtëna dhe ajo që ndodhi është e fundit në një varg ngjarjesh që konfirmojnë se Toshkovski nuk ka kontroll mbi situatën e sigurisë”, tha LSDM.