5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: Naim Ramuka organizoi arratisjen e Ramadanit – Mickoski: Prokuroria të veprojë,...

LSDM: Naim Ramuka organizoi arratisjen e Ramadanit – Mickoski: Prokuroria të veprojë, nëse nuk dëshmohen të ngrihet padi

Pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në organizimin e arratisjes së Blerim Ramadanit është shefi i kufirit verior me Kosovën, Naim Ramuka, së bashku me një person tjetër të punësuar në komunën e Çairit. Këto janë vetëm një pjesë e detajeve që prezantoi deputeti i LSDM-së Mitko Trajçuleski, pasi dje kryeministri Mickoski i bëri thirrje partisë opozitare që të paraqesë dëshmi që socialdemokratët pohonin se i kanë. Trajçulevski thotë se informatat i kanë marrë nga një denoncues dhe kërkojnë që Prokuroria të fillojë hetime, MPB të publikojë pamjet nga pika kufitare dhe ministri Toshkovski të japë dorëheqje.“Naim Ramuka e ka marrë Blerim Ramadanin me veturë Renault nga banesa ku ndodhej në arrest shtëpiak. Nga aty janë nisur drejt kufirit me Kosovën në Bllacë dhe në orën 18:40 kanë kaluar kufirin pa asnjë kontroll në korsinë e mallrave. Naim Ramuka, për rikujtim, është i njëjti shef i Toshkovskit që lejoi të kalojnë pa kontroll Gashin dhe krushqit në të njëjtin kufi”, tha Mitko Trajçulevski, LSDM.

Sipas Trajçulevskit, Ramadani e ka kaluar kufirin disa herë, fillimisht më 10 gusht për t’u kthyer në Maqedoni në të njëjtën ditë, e më pas më 14 gusht, ai përsëri ka kaluar pa probleme kufirin për në Kosovë. Ramuka e ka privatizuar kufirin për nevoja të veta politike me lejen e ministrit Toshkovski, thotë Trajçulevski.

“Në mbrëmjen e datës 10.08, në të njëjtën mënyrë, pa kontroll, Ramuka dhe Ramadani kalojnë kufirin për në Maqedoni dhe Ramadani kthehet në banesën ku duhej të ishte në arrest shtëpiak. Më 14 gusht  apo 4 ditë më vonë, pra në ditën kur Ramadani zyrtarisht largohet nga vendi përtej kufirit, e sjell një person tjetër. Për transport, kësaj radhe me veturë Volkswagen Passat me targa të Shkupit, përgjegjës është personi i punësuar në komunën e Çairit si udhëheqës”, deklaroi Trajçulevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments