29.2 C
Tetovo
E diel, 8 Qershor, 2025
BallinaLajmeLSDM: MPB po furnizon softuer për përgjim dhe spiunazh

LSDM: MPB po furnizon softuer për përgjim dhe spiunazh

LSDM-ja opozitare akuzon pushtetin se po i rikthen praktikat e përgjimit të gazetarëve, aktivistëve dhe kundërshtarëve politikë. Nënkryetari Metodija Ilievski, në konferencë për shtyp njoftoi se Ministria e Punëve të Brendshme po furnizon licenca në vlerë prej 150 mijë eurosh, për softuer që përdoret për spiunazh dhe përgjim të pajisjeve telefonike.

“Në fillim të majit të këtij viti, Ministria e Brendshme ka nënshkruar marrëveshje për furnizimin e një softueri i cili shfrytëzohet për përgjim dhe spiunazh të pajisjeve telefonike. Ndjekja dhe përgjimi i gazetarëve, aktivistëve dhe disidentëve politikë, a janë target të MVRO-VMRO. Softueri “Celebright Insights Pro” si dhe “NoviSpy” janë mjete të zhvilluara për nevojat e Agjencisë Serbe të Informacionit të Sigurisë – BIA. Problematike është se në mediat botërore dhe në njoftimet zyrtare të Google, ky softuer thuhet se është përdorur për të monitoruar gazetarët dhe aktivistët”, tha Metodija Ilievski, nënkryetar i LSDM-së.

Megjithatë, nga Qeveria demantuan informacionin. Zëdhënësja Marija Miteva, theksoi që softuerin që e përmendin sot LSDM, vetë e kanë blerë kur kanë qenë në pushtet, ndërsa tani vetëm po furnizohen licenca e asgjë më tepër.

“Lidhja Socialdemokrate është partia politike e cila gjatë kohës së pushtetit e ka furnizuar atë softuer për forenzikë dhe saktë e dinë se ai softuer nuk mund të funksionojë pa licenca. Ato licenca në nivel vjetor gjithmonë furnizohen pasi që ajo pajisje është për forenzikë digjitale. Kjo është marrëveshje kornizë për 3 vite për furnizimin e licencave dhe asgjë më tepër. Paramendoni, furnizojnë pajisje në kohën e tyre sot dalin në konferencë për shtyp dhe shpërndajnë gënjeshtra”, theksoi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.

Çështja e përgjimeve përbën temë me interes në Maqedoni, sidomos pas skandalit që e publikoi ish lideri i LSDM-së Zoran Zaev, i cili kishte furnizuar dhe më pas publikoi biseda telefonike nga përgjimi ilegal i pushtetit në vitet 2008-2015, derisa me vendin udhëhoqi kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa në krye të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, në të cilin ishin përgjuar telefonat kishte qenë kushëriri i tij, Sasho Mijallkov. Target kanë qenë funksionarë të lartë qeveritar, liderë të partive, aktivistë, gazetarë, biznesmenë e persona të jetës publike. Pavarësisht formimit të Prokurorisë Speciale, askush nuk u ndëshkua për këto përgjime, të cilat opozita asokohe i quante “bomba”, pasi që gjykatësi Enver Bexheti kishte zvarritur lëndën gjyqësore deri në vjetërsimin e veprës. Kjo, ishte një ndër arsyet që Bexheti, u vendos në Listë të Zezë të SHBA-së, bashkë me ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi, për ndërhyrje në gjyqësor dhe korrupsion me qëllim për ta shpëtuar Mijallkovin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments