9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: Ministri Toshkovski dhe MPB më në fund pranuan fajësinë e Naim...

LSDM: Ministri Toshkovski dhe MPB më në fund pranuan fajësinë e Naim Ramukës

Toshkovski dhe MPB-ja, nën presionin e LSDM-së, më në fund pranuan fajsin e Naim Ramukës dhe e larguan nga detyra. Autoritetet nuk arritën ta shpëtonin, megjithëse u përpoqën të mbulonin skandale të shumta dhe t’i siguronin mbrojtje Ramukës. Një sërë skandalesh kanë ndodhur në kufirin me Kosovën, për të cilat LSDM-ja ka alarmuar çdo ditë. Me urdhwr të Ramukës, është kaluar lirshëm, pa kontroll dhe regjistrim, Kjo ka ndohw edhe me dasmorwt e Gashit, por edhe me arratisjen e Ramadanit, thonë nga LSDM.

“Me shkarkimin, MPB-ja dhe Toshkovski edhe një herë konfirmuan të gjitha informacionet e publikuara nga LSDM-ja si absolutisht të sakta. Edhe pse Mickoski e mohoi dhe Toshkovski heshti. Por shkarkimi i Ramukës është vetëm një hap, ai duhet të mbajë edhe përgjegjësi penale. Presim që Prokuroria të veprojë për këtë rast dhe të gjithë të përfshirët në skandalet në kufirin verior të mbajnë përgjegjësi ligjore”, thonw nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments