8.7 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeLSDM: Mickoski të përgjigjet për takimet me Palevskin

LSDM: Mickoski të përgjigjet për takimet me Palevskin

LSDM-ja në pushtet ka kërkuar përmes një reagimi në mëngjesin e sotëm, që kreu i VMRO-së Mickoski, të dalë para qytetarëve dhe të përgjigjet, sipas tyre, për takimet me Ljupço Palevskin. Palevski u arrestua nga autoritetet turke pas urdhërarrestit ndërkombëtar, si i dyshuar kryesor për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe berberit nga Velesi.“Palevski, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë që tronditi mbarë opinionin maqedonas, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të DPMNE-së dhe publikisht përkrahte Mickoskin, si dhe partnerin e tyre të koalicionit Levica. Me pikëpamje radikale, Palevski ishte vegël e DPMNE-së në një fushatë të zezë kundër LSDM-së, por edhe kundër gjithçkaje që nënkupton demokracinë në Maqedoni dhe për nxitjen e tensioneve etnike. Partia e tij politike margjinale me orientim radikal dhe pro-rus është produkt dhe mjet i politikave të agresionit të heshtur të DPMNE-së në dy dekadat e fundit. Në kuadër të Bojkotit, së bashku me DPMNE-në dhe të Majtën ishin kundër anëtarësimit në NATO. Ata ishin gjithashtu pjesë e protestave të dhunshme kundër propozimit francez dhe ngritën gijotinë para Kuvendit”, thuhet në reagimin e LSDM,së.përcjell telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments