VMRO-DPMNE konfirmoi se Mickoski shpenzon mijëra euro në muaj për pëlqimet në Facebook. “Përderisa qytetarët mezi mbijetojnë në kushtet e rritjes së madhe të çmimeve, ndërsa nuk ka para për paga më të larta dhe derisa nuk ka ilaçe, Mickoski shpenzon mijëra euro në Facebook për like”, akuzon LSDM.Opozitarët raportojnë se “Vetëm një reklamë e tij kushton 600 euro – shumë më e madhe se paga minimale që ai vetë ua “rekomandon” qytetarëve si të mjaftueshme për një muaj të tërë”.“
![](https://telegrami.mk/wp-content/uploads/2025/02/image-6.png)
Shpenzimet në periudhën e kaluar tregojnë se Mickoski ka shpenzuar mbi 60 mijë euro për reklama në Facebook. Ky qëndrim shpërdorues është dëshmi e hipokrizisë dhe arrogancës së madhe të kësaj qeverie. “Prioritet i Mickoskit janë pëlqimet në fotot dhe videot e tij në Facebook, ndërsa njerëzit po luftojnë ta kalojnë muajin”, thonë nga LSDM.