1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: Mickoski nuk do të arrijë në tentimet që të krijojë krizë,...

LSDM: Mickoski nuk do të arrijë në tentimet që të krijojë krizë, me fuqi të ligjit zgjedhjet duhet të mbahen më 21 qershor

I frikësuar nga humbja zgjedhore, Hristijan Mickoski po tenton ta fusë shtetin në krizë politike.

Mickoski është i gatshëm ta sakrifikojë shëndetin e qytetarëve, ta sabotojë zhvillimin e ekonomisë, ta lë shtetin pa sistem të tërësishëm të shëndoshë politik në kohë të krizës, vetëm për një shkak, e ai është të ikë nga vullneti i qytetarëve.

Mickoski është i vetëdijshëm për sjelljen e tij jo të pjekur dhe të papërgjegjshme, si gjatë kohës së krizës nga koronavirusi, ashtu edhe gjatë tri viteve të kaluara dhe për këtë shkak druan nga ballafaqimi i drejtpërdrejtë me qytetarët.

Pikërisht Mickoski u pajtua për zgjedhje më 12 prill. Pikërisht VMRO-DPMNE-ja votoi për shpërbërje të Kuvendit, kanë përkrahur shpalljen e zgjedhjeve, kanë hyrë në qeveri teknike, parashtruan listat e deputetëve, ka vendosur vulë në listat e kandidatëve, kanë marrë pjesë në shortin dhe madje kanë pasur edhe numër të tyre në fletëvotim.

Zgjedhje patjetër duhet të ketë, për shkak të shëndetit të qytetarëve, për shkak të ekonomisë së re për të cilin po përgatitemi, për shkak të institucioneve të cilët duhet t’u shërbejnë qytetarëve në këtë shtet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments