-1.6 C
Tetovo
E hënë, 12 Janar, 2026
BallinaLajmeLSDM: Mickoski është në panik, opozita fitoi dyfish më shumë vota se...

LSDM: Mickoski është në panik, opozita fitoi dyfish më shumë vota se pushteti

Nga LSDM i janë kundërpërgjigjur liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili mbrëmë shpalli fitore absolute në zgjedhjet lokale, që përfunduan me votimin në katër komuna. Ata thonë se Mickoski është në panik, sepse opozita ka fituar dyfish më shumë vota se pushteti.

“Mickoski duhet të jetë në panik të madh që thirri konferencë për media për t’u lavdëruar se opozita ka fituar më shumë vota se partitë në pushtet.

Edhe me të gjitha keqpërdorimet e mundshme të institucioneve dhe presionet, kandidatët për kryetarë komunash nga partitë opozitare fituan dyfish më shumë vota sesa kandidatët e partive në pushtet.

Opozita fitoi dyfish më shumë vota, gjithsej 21.394 vota, ndërsa pushteti vetëm 12.534 vota. Përfundimi është i thjeshtë: pushteti i VMRO-së, VLEN-it dhe ZNAM-it humbi sonte dhe atë bindshëm”, thonë nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments