7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM mbetet kundër minierës Ilovica, kompania nis procedurat për arbitrazh

LSDM mbetet kundër minierës Ilovica, kompania nis procedurat për arbitrazh

LSDM-ja vazhdon të theksojë qëndrimin e partisë kundër hapjes së minierave duke mos humbur rastin për të quajtur hipokrizi reagimet e VMRO-DPMNE-së. Snezhana Kalevska- Vançeva nga kjo parti përsëriti sot edhe njëherë se vendimi për dhënien e koncesioneve është nënshkruar në vitin 2012 nga Zoran Stavrevski, në atë kohë nënkryetarë i Qeverisë dhe krahu i djathtë i Nikolla Gruevskit.

“Vendimi për dhënien e koncesionit për minierën e bakrit dhe arit në Ilovicë është marrë më 16 qershor 2012 dhe atë vendim e ka nënshkruar Zoran Stavrevski, atëherë nënkryetar i Qeverisë dhe krahu i djathtë i Nikolla Gruevskit. Para dhënies së koncesionit, kishte mendime pozitive nga disa organe shtetërore, ku nënshkroi Mile Janakieski, atëherë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Ljupço Dimovski, atëherë ministër i Bujqësisë. Meqenëse është procedurë me tre hapa, mendim pozitiv ka dhënë edhe Vllado Misajlovski, i cili aktualisht është nënkryetar i DPMNE-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Hristijan Mickoskit. Prandaj, para se të shtiret si i shqetësuar, Mickoski duhet ta pyes nënkryetarin e tij për minierën në Ilovicë”, deklaroi Snezhana Kalevska Vançeva – LSDM.

Reaguan nga VMRO-DPMNE, nga ku thonë se nëse LSD dhe BDI do të ishin kundër hapjes së një miniere në Ilovicë, nuk do të kishin vendosur në seancë të qeverisë se si t’ia mundësonin biznesmenit Destani hapjen e saj. Sipas tyre, ajo që po shohim tani është një tentativë për të shmangur përgjegjësinë.

“LSD duhet të përgjigjet se si pas hyrjes së Destanit në Euromax Resources u ringjall ideja për minierën në Ilovicë? Sa milionë euro janë gati të japin këtë herë? Pse realizojnë ëndrrat e biznesit të shefit të tyre në Qeveri? Populli është në pritje të këtyre përgjigjeve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kompania “Euromax Recources” thonë se tashmë ka dërguar një njoftim zyrtar në Qeveri dhe tani mund të inicojë arbitrazh ndërkombëtar në çdo kohë. Nga kompania thonë se të gjitha palët e përfshira mund t’i nënshtrohen veprimeve të drejtpërdrejta juridike nëse në procedurë ligjore tregohet se vendimi i ri është në kundërshtim me rregullativën ligjore pozitive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ose është i motivuar politikisht. Madje ata paralajmëruan se edhe disa ministra mund t’i nënshtrohen veprimeve të drejtpërdrejta ligjore. Për Euromax-in vendimi është marrë pa bazë ligjore dhe kësaj i kanë paraprirë deklaratat e disa prej ministrave në Qeveri se janë personalisht kundër hapjes së një miniere në Ilovica. Këto deklarata dhe transkriptet nga seancat e qeverisë ku janë marrë vendimet mund të përdoren në procese gjyqësore kundër shtetit, paralajmëroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën për media pas vendimit për tërheqjen e bashkimit të koncesioneve. /Alsat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments