Pas burgosjes së një anëtari të sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski për dhënie të sekretit zyrtar, LSDM-ja pyet se kush ia ka dhënë sekretet zyrtare sigurimit së Mickoskit? Nga LSDM-ja thonë se ky nuk është rasti i parë i arrestimit të një personi nga sigurimi i kryeministrit, por po ashtu thonë se opinioni për këto ngjarje di vetëm për shkak të mediave. Opozita kërkon përgjigje edhe për pyetjet nëse qeveria është e lidhur me nëntokën në vend.
“Vetëm pak muaj më parë, shefi i sigurimit të kryeministrit sulmoi polic i cili ishte në detyrë gjatë një aksioni për drogë. Ai u përpoq ta ndalonte policinë që të kontrollonte një lokal në Shkupit, rast për të cilin publiku mësoi vetëm pasi mediat raportuan për të, kështu që nuk mund të fshihej. Dy incidente, dy persona të afërt të Mickoskit dhe dy tentime të MPB-së për të mbuluar skandalin. Dy herë e vërteta doli në pah vetëm falë presionit mediatik. Prandaj pyesim: Pse njerëzit e besuar të Kryeministrit po bashkëpunojnë me botën e krimit? A është kjo situatë e rastësishme apo model i organizuar? A thua vallë nuk flasim më për qeveri, por për strukturë të lidhur thellësisht me rrjetet kriminale?”, deklaroi Mile Talevski, deputet i LSDM-së.