Mickoski dështoi për shkak të urdhrave të huaj të njerëzve të tjerë dhe e zhyti vendin në më shumë varfëri, izolim dhe tensione ndëretnike.
Mitkoski me ditë të tëra së bashku me Dimitar Apasiev dhe Arben Taravarin kanë gënjyer opinionin, kanë organizuar protesta të dhunshme, kanë provokuar incidente ndëretnike përmes skenarëve të përgjakshëm, por në fund janë lexuar nga qytetarët.
Edhe deputetët e tij, të cilët për ditë të tëra kanë fishkëllyer, sharë, djegur dokumente në Parlament dhe kërcënuar, kanë thënë se janë kundër propozimit, në fund janë larguar disa herë nga salla, duke mos pasur guximin as ta votojnë kundër.
Çdo sukses i shtetit është disfatë për Mickoskin dhe për këtë ai është nervoz.
E njëjta gjë është edhe tani kur e ardhmja në BE është e siguruar dhe gjuha maqedonase, historia dhe veçantia janë të garantuara dhe të konfirmuara.
Në vend që t’i bashkohej të ardhmes, Mickoski edhe një herë zgjodhi të qëndrojë në të kaluarën, i izoluar dhe i vetëm me partnerin e tij prorus të Majtë.
Qendra për Komunikim Publik të LSDM-së