26 C
Tetovo
E martë, 17 Qershor, 2025
BallinaLajmeLSDM: Kovaçevski ka legjitimitet dhe shumicë në Kuvend për negociatat me Bullgarinë

LSDM: Kovaçevski ka legjitimitet dhe shumicë në Kuvend për negociatat me Bullgarinë

Partia në pushtet LSDM, përmes një komunikate ka reaguar ndaj deklaratave të bëra në konferencën për media të zëdhënëses së VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

“Kovaçevski dhe qeveria e re jo vetëm kanë legjitimitet, por kanë një shumicë të zgjeruar dhe të qëndrueshme në Kuvend.
Është e qartë se as VMRO-DPMNE e as Mickoski nuk e njohin mirë kushtetutën dhe ligjet në vend. Qeveria e re jo vetëm që ka legjitimitet, por ka edhe një shumicë të zgjeruar dhe të qëndrueshme në Kuvend”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Ata shtojnë se Qeveria ka legjitimitet të plotë për të marrë të gjitha vendimet dhe për të zbatuar programin e qeverisë në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Akuzat boshe të VMRO-DPMNE-së janë vetëm mungesë argumentesh tjera, mungesë politikash, propozimesh, idesh nga partia opozitare në të cilat asgjë nuk ka ndryshuar, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments