Ne punojmë në Parlament në një atmosferë të tensionuar gjatë gjithë ditës. LSDM po tenton që në mënyrë kontrabandë ta miratojë Ligjin për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë për të vazhduar partizimin e organeve të drejtësisë, thuhet në statusin në Facebook të Zaklina Peshevska.
Ajo theksoi se ajo dhe të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit do t’i kundërshtojnë fuqishëm tentativat e tilla.
- Do të ulemi ditë e natë, nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë. Mjaft! Ejani në zgjedhje që populli të thotë çfarë mendon, shton Peshevska në njoftimin e saj.