10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM kërkon dorëheqjen e Çulevit

LSDM kërkon dorëheqjen e Çulevit

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së kërkohet dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme për shkak se, siç thonë ata, ka rrezikuar shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, përcjell Gazeta Express.

“LSDM kërkon përgjegjësi nga ministri i papërgjegjshëm dhe i paaftë MPB-së , Naqe Çulev, të japë dorëheqje për shkak se rrezikon sigurinë e qytetarëve”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se opinioni ka qenë dëshmitar i shkeljeve të shumta që kanë ndodhur në Strugë ku mund të shihenin qindra qytetarë pa pajisje mbrojtëse dhe pa mbajtur largësinë trupore.

“Policia ishte e pranishme në ngjarje dhe nuk reagoi aspak. Në vend të vëmendjes, dhe ndalimit të tubimit masiv në pandemi të rrezikshme shëndetësore, policia edhe pse ishte prezent në ngjarje, jo vetëm që reagoi, por edhe e ndoqi shkeljen e ndalesës. Me këtë, Çulev u shndërrua bashkëfajtor në rrezikimin e shëndetit të qytetarëve”, thonë nga LSDM .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments