Partia në pushtet LSDM akuzon se grupet e tifozëve “Komitët” dhe “Vojvodët” u përdorën nga VMRO-DPMNE për të vendosur agjendën e partisë dhe përhapjen e ndarjeve në ditën që shënon vdekjen e heroit maqedonase Goce Delçev. Partia reagoi se anëtarët e tanishëm të këtyre grupeve tifozë duke brohoritur “Kurrë më Maqedoni Veriore,përherë Maqedoni” parandaluan deklaratën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministres së Mbrojtjes, Radmila Sekerinska.
Për më tepër, partia kërkon që të gjithë të pranishmit të sanksionohen për mosrespektimin e masave antikoronavirus, të cilat ndalojnë grupimin në grupe masive.