24.4 C
Tetovo
E enjte, 4 Shtator, 2025
BallinaLajmeLSDM godet VMRO-në: “Mickoski shpiku skandal me përgjime – vetëm deklasifikimi i...

LSDM godet VMRO-në: “Mickoski shpiku skandal me përgjime – vetëm deklasifikimi i dokumenteve e tregon të vërtetën”

LSDM reagoi ashpër ndaj akuzave të kryeministrit Hristijan Mickoski se ai gjoja ka qenë i përgjuar, duke theksuar se bëhet fjalë për një manipulim të rrezikshëm politik nga VMRO-DPMNE.

Nga partia thonë se sipas ligjit, vetëm Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) ka kompetencë të bëjë deklasifikim të dokumenteve dhe kërkojnë që kjo të ndodhë menjëherë.

“Vërteta nuk mund të fshihet pas procedurave gjyqësore. Ai që ka klasifikuar, ai edhe deklasifikon. Në këtë rast ASK duhet menjëherë ta hapë dokumentacionin, për të mos u lënë hapësira për manipulime politike”, theksojnë nga LSDM.

Sipas tyre, është e papranueshme që Mickoski të hedhë akuza për përgjime, ndërkohë që vetë drejtori i ASK-së, Aleksandar Hristovski, ka thënë se bëhet fjalë për mbledhje informacionesh për persona të caktuar.

“Dikush këtu po gënjen me vetëdije. Vetëm transparenca e plotë do ta tregojë kush abuzoi dhe me çfarë qëllimi. Nëse nuk bëhet deklasifikimi, atëherë është e qartë se i gjithë ky rast është i fabrikuar për interesa të ngushta partiake të VMRO-DPMNE-së”, përfundon reagimi i LSDM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments