0.6 C
Tetovo
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeLSDM: Dyshohet se largimi i Grubit nga vendi u bë me marrëveshje...

LSDM: Dyshohet se largimi i Grubit nga vendi u bë me marrëveshje VMRO-BDI

“Autoritetet e kanë lënë Artan Grubin të kalojë lirisht kufirin, për çka ka dyshime të arsyeshme se ka qenë marrëveshje mes VMRO-së dhe BDI-së”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, duke e akuzuar pushtetin aktual për largimin e ish-zëvendëskryeministin e parë nga vendi.

“Lëshimet e shumta janë vetëm një konfirmim i kësaj. Nga njoftimi se është parashtruar kallëzim penal, përmes vendosjes së patrullës mobile pa asnjë informatë, deri në kalimin pa kontroll në pikën kufitare Bllacë, lejuar nga personi B.J i caktuar nga Toshkovski. Të kapur në këtë skandal të madh, pushtetarët fillimisht u përpoqën t’ia hedhin fajin baterive të kamerave, ndërsa tani po ofertojnë se ku është Grubi, qoftë në Kosovë apo Shqipëri. Kufiri i Kosovës është i hapur për të ikur kriminelët. Zyrtarët qeveritarë duhet të marrin përgjegjësinë në vend që të bëjnë oferta. Për arratisjen e Grubit, gjegjësisht lirimin jashtë kufijve të shtetit, Toshkovski tashmë është dashur të japë dorëheqje”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments