1.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM dhe VMRO me kërkesë të përbashkët për ligjin e branitellave, kundërshton...

LSDM dhe VMRO me kërkesë të përbashkët për ligjin e branitellave, kundërshton FE-ja dhe VLEN-i

Debat i ashpër u hap në Komisionin për çështje sociale, pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ata të LSDM-së kërkuan që kryetarja Ilire Dauti ta vendosë në rendin  ditës pikën për ligjin për branitellat. Kjo kërkesë vjen pasi Dauti paraprakisht nuk e caktoi seancën e Komisionit që të debatohet mbi këtë ligj.

Kërkoj që propozim ligji për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së RMV-së dhe anëtarëve të familjeve të tyre që e dorëzoi deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska të vendoset si pikë në rendin e ditës”, tha Jovana Trençevska, LSDM.

Megjithatë Dauti e cila është kryetarja e Komisionit nga radhët e Frontit europian refuzoi që ta vendosë në rendin e ditës këtë ligj me arsyetim se ka skaduar afati për vendosjen e tij.

Eli Panova nga VMRO-DPMNE tha se sjellja e këtillë e Dautit është arbitraritet dhe se ajo ka për obligim që ta vendosë ligjin në debat në Komision, sepse në të kundërtën për këtë do të dorëzohet interpelancë dhe do të kërkojë dorëheqjen e saj.

“Domethënë ju nuk mund të veproni sipas vullnetit tuaj dhe të vendosni se cili propozim nga deputetët do ta vendosni për miratim e cili jo dhe njëkohësisht të jepni arsyetime të pabazë. Unë ju thërras t’i përmbahemi Rregullores së re. Ajo që ju nuk e keni vendosur këtë pikë në rendin e ditës është përgjegjësia juaj dhe besoj se do t’ju thërrasin për interpelancë”, tha Eli Panova, VMRO-DPMNE.

Të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për kohezion ndëretnik në këtë shtet, tha Halil Snopçe nga VLEN. Ai tha se ky propozim është provokim duke e përkrahur Dautin që ta mos e vendosë këtë ligj në rendin e ditës.

Pasi paraprakisht kryetarja e Komisionit publikisht tha se nuk do ta vendosë këtë pikë në rendin e ditës, nga LSDM kërkuan nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi që të mbahet seanca. Pasi nuk u bë kjo, kërkuan që në seancë të komisionit për çështje të Rregullores, të caktohet nëse ai e shkel Rregulloren, por as kjo seancë nuk u caktua.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments