4.8 C
Tetovo
E martë, 25 Nëntor, 2025
BallinaLajmeLSDM: Arrestimet e sotme, rast i montuar

LSDM: Arrestimet e sotme, rast i montuar

“E kapur në skandalin e madh me IPARD, me peshë 130 milionë euro, pushteti i Hristijan Mickoskit ka bërë atë që di më së miri: revansh dhe raste të montuara politike”, akuzoi LSDM-ja.

“Pushteti u ka shkaktuar dëm bujqve për më shumë se 130 milionë euro me një mega-skandal korrupsioni që çon direkt te Tripunovski dhe Mickoski dhe për të cilin nuk ka kurrfarë përgjegjësie, as politike, as juridike. Tani po përpiqet me akuza të montuara të shpërqendrojë, ta mashtrojë opinionin dhe të shpëtojë nga krimi i vet në të cilin është zhytur. Këto kallëzime të montuara dhe të pabazuara kundër Trajan Dimkovskit, i cili i demaskoi të gjitha keqpërdorimet në Ministrinë e Bujqësisë dhe paaftësinë e këtij pushteti, nuk mund të jenë kurrfarë alibie”, thonë nga partia.

LSDM njoftoi se pret që organet gjyqësore të ndjekin ekskluzivisht shkronjën e ligjit dhe në tërësi t’i hedhin poshtë këto, siç i quajnë, kallëzime të pabazuara dhe të montuara kundër Dimkovskit.

Sipas kësaj partie, bëhet fjalë për një ndjekje klasike politike, pa bazë juridike dhe përpjekje për të heshtur LSDM-në në zbulimin e të gjitha skandaleve korruptive të pushtetit të Mickoskit.

“Qytetarëve u është më se e qartë se metodat e Nikola Gruevskit dhe instrumentet e regjimit janë kthyer me të madhe dhe po zbatohen. Ne përcjellim mesazhin se LSDM do të vazhdojë të flasë me zë të lartë dhe t’i zbulojë krimet e tyre, ndërsa këto përpjekje do të ndëshkohen nga qytetarët të cilët tashmë e kanë lexuar mirë këtë pushtet”, thuhet në reagim.

Reagimi vjen pasi disa media publikuan se ish-zëvendësministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski dhe edhe disa persona të tjerë janë arrestuar për keqpërdorim të rezervave të mallrave, me ç’rast e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 780.000 euro

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments