6.5 C
Tetovo
E mërkurë, 7 Janar, 2026
BallinaLajmeLSDM akuzon VMRO-në për bllokim të integrimeve, VMRO-DPMNE: Aq shumë e duan...

LSDM akuzon VMRO-në për bllokim të integrimeve, VMRO-DPMNE: Aq shumë e duan pushtetin sa do të pranonin të bëheshim edhe provincë bullgare

Opozitarja LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në se qëllimisht po i ndal proceset e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke hapur tema të mbyllura, si ajo e gjuhës maqedonase me Bullgarinë.

Sipas LSDM-së, statusi i gjuhës maqedonase në BE është i konfirmuar, përfshirë edhe Marrëveshjen me Frontex-in, dhe hapja e këtyre çështjeve synon izolimin e vendit.LSDM thekson se çështja e gjuhës maqedonase dhe Plani për të drejtat e komuniteteve nuk janë temë e marrëdhënieve dypalëshe.

“Pse çështja me Bullgarinë për gjuhën maqedonase hapen tani kur janë të mbyllura në BE? Siç kemi thënë shumë herë, sepse VMRO-ja ndërpret qëllimisht procesin e eurointegrimeve dhe trilloi qëllimisht tema, siç është kjo e fundit me Bullgarinë. Sepse synojnë izolimin e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.Ndaj LSDM-së ka reaguar partia në pushtet VMRO-DPMNE. Duke ironizuar, thonë se është fat që LSDM-ja nuk është në pushtet, përndryshe do të ishim kandidatë për anëtarësim në BE si një pakicë në Bullgari, që flet gjuhën bullgare dhe ka histori bullgare.

“LSDM-ja nuk është në pushtet për shkak se shkelën identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase. E ndryshuan flamurin, emrin dhe Kushtetutën. Aq shumë e duan pushtetin sa do të pranonin të bëheshim edhe një provincë bullgare, dhe për Gocen, Damen, Sandanskin që nesër do të shkruanin se janë bullgarë”, shkruhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments